Qyteti

‘Sot përvjetori i tërmetit, asnjë titull gazete për të’. Veliaj poston videon

‘Sot përvjetori i tërmetit, asnjë titull gazete për

I ftuar në programin e mëngjesit të Bashkim Hoxhës, kryebashkiaku Veliaj e nisi intervistën me një perceptim që pati mbi titujt e gazetave sot.

“Sot është përvjetori i tërmetit dhe s`ke asnjë titull gazete të merret me këtë. Po i lexoja gazetat sot dhe më bëri përshtypje”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku ka shpërndarë edhe një video në rrjete sociale dedikuar tërmetit të 21 shtatorit. Video nis me pamje nga momenti i tërmetit dhe panikut që shkaktoi, vazhdon të rrëfimet e disa prej familjarëve që gëzojnë tashmë shtëpitë e reja.

Veliaj përgjatë intervistës me Hoxhën rikujtoi edhe një tjetër moment të vështirë për Shqipërinë.

‘Sot përvjetori i tërmetit, asnjë titull gazete për

“Mbaj mend Vaun e Dejës në Shkodër, kur jam bërë ministër, dhe jam marrë me dhënien e dëmshpërblimeve nga përmbytjet, që nuk ishin dhënë prej vitesh. U pa se kush është për punë dhe kush për gjumë. Kush e shfrytëzoi pandeminë për t`u bërë me katër vila e kush ndërtoi shtëpitë e të tjerëve. E ke vënë re që s`dalin për intervista mëngjesi? Se janë në gjumë. Zgjohen në 11”, tha Veliaj.