Qyteti

Tetë pallatet në Kombinat që do prishen për t’u rindërtuar nga e para

Tetë pallatet në Kombinat që do prishen për t’u

Nga salla e Këshillit Bashkiak, Bashkia e Tiranës zhvilloi sot dëgjesën e radhës me inxhinierë për pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Njësinë 6 në Kombinat, si dhe Njësinë Zall-Herr, ku qytetarët patën mundësi të ndjekin analizën e thelluar të ekspertëve nëse ato ndërtesa duhen prishur, për t’u rindërtuar, apo rikonstruktuar.

Nga analiza rezultoi se 8 pallate, kryesisht në Kombinat, kanë pësuar dëme tepër të rënda dhe kostoja e rikonstruksionit të tyre e tejkalon vlerën nëse këto godina do të rindërtoheshin nga e para. Për këtë arsye, sipas ekspertëve, këto objekte duhen prishur për t’u rindërtuar nga e para.

Më konkretisht nga analiza e ekspertëve të ndërtimit rezultoi se:

- Pallati 138 në rrugën “Llambi Bonata”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para, pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 148.4% të vlerës nëse do bëhej i ri.

- Pallati 152 në rrugën “Haki Stermilli”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 126.5 % të vlerës nëse do bëhej i ri.

- Pallati 158 në rrugën “Llambi Bonata”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 157 % të vlerës nëse do bëhej i ri.

- Pallati 161 në rrugën “Sokrat Mosko”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 146.5 % të vlerës nëse do bëhej i ri.

- Pallati 168/2 në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 86.73 % të vlerës nëse do bëhej i ri.

- Pallati 140 në rrugën “Haki Stermilli”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 124.2% të vlerës nëse do bëhej i ri.

- Pallati 14 në rrugën “Llambi Bonata” në Kombinat-Tiranë, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 102.5 % të vlerës nëse do bëhej i ri.

- Pallati nr.6 në DRITAS - Njësia Administrative Zall-Herr, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 138.9 % të vlerës nëse do bëhej i ri.

Bashkia e Tiranës do të vijojë me seancat dëgjimore publike me ekspertë dhe inxhinierë për çdo vendimmarrje në lidhje me pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjer në rindërtimin e këtyre pallateve, familjet e prekura marrin pagesën e qirasë nga Bashkia e Tiranës.

Tetë pallatet në Kombinat që do prishen për t’uTetë pallatet në Kombinat që do prishen për t’uTetë pallatet në Kombinat që do prishen për t’uTetë pallatet në Kombinat që do prishen për t’uTetë pallatet në Kombinat që do prishen për t’uTetë pallatet në Kombinat që do prishen për t’uTetë pallatet në Kombinat që do prishen për t’uTetë pallatet në Kombinat që do prishen për t’uTetë pallatet në Kombinat që do prishen për t’uTetë pallatet në Kombinat që do prishen për t’uTetë pallatet në Kombinat që do prishen për t’uTetë pallatet në Kombinat që do prishen për t’uTetë pallatet në Kombinat që do prishen për t’uTetë pallatet në Kombinat që do prishen për t’uTetë pallatet në Kombinat që do prishen për t’u