Qyteti

Tirana dhe Kievi do të bashkëpunojnë. Arsyeja janë të rinjtë

Tirana dhe Kievi do të bashkëpunojnë. Arsyeja janë të

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u prit në një takim të veçantë nga Vitaly Klitchko, ish-kampioni i botës në boks që tashmë është kryebashkiak i Kievit.

Tirana dhe Kievi do të bashkëpunojnë. Arsyeja janë të

“Vizitë e shkurtër në Kiev, për një takim me mikun e mirë Vitali Klitschko - ish kampionin e botës në peshat e rënda në boks dhe sot një super Kryebashkiak progresiv. Së bashku nënshkruam një pakt midis Tiranës dhe Kievit për promovimin dhe mbështetjen e të rinjve European Youth Capital 2022”, shkruan Veliaj në Twitter.

Bashkia Tiranë ka përgatitur një kalendar të ngjeshur aktivitetesh për ta kthyer 2022-shin në një vit ku Tirana të dëgjohet në mbarë Europën. Në përputhje me sloganin ‘Active’ janë planifikuar projekte inovative dhe gjithëpërfshirëse, që nxisin frymën e aktivizmit tek të rinjtë dhe ushqejnë potencialin e tyre.