Qyteti

Tirana në faqet e "New York Times"

Tirana në faqet e "New York Times"

Memoriali për viktimat e Holokaustit që u përurua ditën e djeshme në Tiranë ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja. "New York Times" i ka kushtuar një artikull Bashkisë së Tiranës dhe ceremonisë që u zhvillua në nder të viktimave të Holokaustit dhe të shqiptarëve që ndihmuan hebrenjtë.

Në shkrim jepen detaje, ku theksohet se memoriali është vendosur në hyrje të Liqenit Artificial të Tiranës, pranë sheshit Nënë Tereza, dhe në të është shkruar një mesazh në tre gjuhë të ndryshme: shqip, anglisht dhe në gjuhën e hebrenjve.

Tirana në faqet e "New York Times"

Linku i lajmit

Në ceremoninë e përurimit të memorialit mori pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama, ambasadorja Yuri Kim, ambasadori i Izraelit Noah Gal Gendler dhe pasardhës të familjeve që shpëtuan hebrenjtë.

"Shqipëria i ka kushtuar një memorial Holokaustit. Memoriali është vendosur në kryeqytet për të nderuar viktimat dhe shqiptarët që kanë mbrojtur hebrenjtë nga nazistët. Memoriali prej mermeri u vendos në hyrje të Parkut të Liqenit të Tiranës, pranë sheshit nënë Tereza. Mbishkrimi është bërë në tre gjuhë, anglisht, hebreje dhe shqip - dhe në të shkruhet “shqiptarët, të krishterë dhe myslimanë, rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur dhe shpëtuar hebrenjtë”. Nazistët vranë 6 milionë njerëz, por Shqipëria ishte i vetmi vend ku nuk u prekën hebrenjtë, sepse askush nuk i la në baltë. Shqiptarët mbrojtën qindra hebrenj që u larguan nga Gjermania dhe Austria, duke i strehuar në shtëpitë e tyre", shkruan "New York Times".