Qyteti

Turjan Hysko në krah të Veliajt: Përtej politikës, mbillni pemë

Turjan Hysko në krah të Veliajt: Përtej politikës, mbillni

Regjisori dhe moderatori, Turjan Hysko i bashkohet nismës për mbjelljen e pemëve në Liqenin e Farkës,i cili është kthyer në një nga pikat më tërheqëse në kryeqytet. Së bashku me kryebashkiakune Tiranës Erion Veliaj, Hysko theksoi nevojën për më shumë vëmendje ndaj mjedisit dhe shtimit të gjelbërimit.

“Përtej politikës, mushkëritë janë të rëndësishme për këdo nga ne. Secili prej nesh, publikisht aprivatisht, duhet të mbjellë pemë. Është koha kur ne kuptuam vërtet vlerën e oksigjenit. Ta mbrojmë jetën duke mbjellë pemë sepse pemët janë e ardhmja. Gjelbërimi është e ardhmja. Duajini pemët, mbillini ato”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku Veliaj tha se pandemia na mësoi rëndësinë që ka ruajtja e mjedisit. Ai ftoi qytetarët që, krahas Parkut të Liqenit, të vizitojnë edhe Parkun e ri të Farkës.

“Edhe qytetet janë si njerëzit, duhet të mbushen me oksigjen. Një nga arsyet pse zgjodhëm të mbjellim pemëbuzë liqenit të Farkës është për t’iu treguar qytetarëve se ky vend ekziston. Është një hapësirë më e madhe se Liqeni i Tiranës, i cili është i mbipopulluar. Pra, nëse dikush që merret me sportapo dëshiron të nxjerrë familjen shëtitje, Liqeni i Farkës është një valvul fantastike shkarkimi. Ndaj, duam t’i ftojmë të gjithë qytetarët, ejani përdoreni liqenin dhe nëse keni dëshirë mbilleni një pemë”, tha ai.

Në këtë sezon mbjelljesh, qëzgjat deri në mars, Veliaj ftoi qytetarët t’i bashkohen aksionit për t’i lënë një pajë gjeneratës së ardhshme.

“Është nga të vetmet gjeste që nuk ka lidhje fare me politikën, as me teoritë e konspiracionit, e as me të majtën dhe të djathtën. Të gjithë marrim frymë. Do i ftoja të gjithë qytetarët të drejtohen tek Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, ose mund ta bëjnë edhe online, të rezervojnë vendin dhe ditën. Ne do t’ju ndihmojmë me mjetet e punës, me hapjen e gropës, me një identifikim”, shpjegoi Veliaj.

Ambicia e Bashkisë së Tiranës është që deri në vitin 2030, në kryeqytet të mbillen 2 milionë pemë të reja.

*Tiranapost.al.