Qyteti

Unaza e Madhe, Veliaj poston videon me pamje nga kantieri  

Unaza e Madhe, Veliaj poston videon me pamje nga kantieri

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka postuar mëngjesin e sotëm një video me pamje nga puna intensive që po bëhet në kantierin e Unazës së Madhe.

“Kantieri i Unazës së Madhe të Tiranës, e cila merr formë dita-ditës përmes punës papushim,” shkruan Veliaj.

Punimet për Unazën e Re të Tiranës, nisën në muajin tetor të vitit të shkuar dhe përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjithë rrugët dalëse kombëtare.