Qyteti

Unë e kam debat me gruan, se ajo është e Petro Ninit. Hë mo lali më tha e pe, 165 nga shkolla ime, Samiu jo dhe aq

Unë e kam debat me gruan, se ajo është e Petro Ninit. Hë mo

Kryebashkiaku Erjon Veliaj tregoi sot nga mbledhja e Asamblesë socialiste në  Njësisë 5 debatin që ka me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Teksa fliste për numrin e nxënësve ekselentë, ku kryesonte “Petro Nini” me 165 nxënës, Veliaj zbuloi edhe krenarinë e bashkëshortes së tij lidhur me nxënësit e kësaj shkolle pjesë e së cilës ka qenë edhe ajo vetë.

“Hë mo lali më tha e pe, 165 nga shkolla ime, Samiu jo dhe aq”, tha kryebashkiaku teksa shtoi se shkolla ku ai ka qenë nxënës u prish dhe për këtë arsye ka pasur më pak ekselentë krahasuar me gjimnazin e bashkëshortes së tij.

“Pyetja është a ndërtuan këta një shkollë 4 vite në Tiranë dhe unë e them kudo që do lë Bashkinë e Tiranës nëse këta i gjejnë emrin një shkolle që bënë. Them shkollë sepse arsimi do të na shpëtoj.

Isha sot tek  “Petro Nini” dhe 165 goca dhe çuna me dhjeta absolute. Numri më i madh i ekselencës. Dhe unë prandaj e pyes palën tjetër se cila është alternativa për shkollat dhe sa shkolla keni bërë. Ne nëse nuk do të nxjerrim në foto nëpër Facebook e Instagram ekselentët, të fortët, rrugaçët e kriminelët ka kush i nxjerr. Ne do bëjmë diçka ndryshe. Unë e kam dhe debat me gruan time se ajo është e Petro Ninit. Hë mo lali më tha e pe, 165 nga shkolla ime, Samiu jo dhe aq. Dhe unë i thash Ajolës, shiko ky ishte vit i vështirë se Samiu u prish dhe ne shkuam te Çajupi.

Por përtej humorit thelbi është që ata janë modelet tona sepse ne besojmë që ai punon sot do jetë ai që do jetë në vendin tonë nesër”, tha Veliaj.