Qyteti

Veliaj dhe Rama inaugurojnë shtëpinë e rindërtuar në Lanabregas

Veliaj dhe Rama inaugurojnë shtëpinë e rindërtuar në

Behar Lana, i cili një vit më parë humbi shtëpinë në tragjedinë e 26 Nëntorit, sot ka marrë çelësat e shtëpisë re, të ngritur nga e para falë procesit të Rindërtimit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sëbashku me Kryeministrin Edi Rama e nisën ditën sot në familjen e Beharit, në Lanabregas, ku, kryebashkiaku Veliaj, i dorëzoi kryefamiljarit edhe aktin e marrjes në dorëzim të banesës së re.


“Në këtë komunitet ne kemi 235 raste. Ky është vetëm i loti i parë me 40 shtëpi,” u shpreh Veliaj duke shtuar se më pas do të vijohet edhe me urbanizimin e të gjithë kësaj zone informale. “Këtu do fillojmë edhe me urbanizmin. Një pjesë e madhe ka qenë zonë informale, kështu që tani që po mbarojmë këto shtëpitë kryesore, kemi ecur goxha dhe me legalizimin, do vijojmë dhe me urbanizimin,” tha Veliaj.

Sa i përket procesit të rindërtimit të banesave kolektive, i cili në Tiranë është i përqendruar në dy lagje të reja moderne, kryetari Veliaj tha se javën e ardhshme, me të mbaruar procesi i plotë i shpronësimeve, do të nisë puna në terren edhe në zonën e Kombinatit, ashtu si në lagjen 5 Maji.

Veliaj dhe Rama inaugurojnë shtëpinë e rindërtuar në