Qyteti

Veliaj i bashkohet Parlamentit Global të Kryebashkiakëve

Veliaj i bashkohet Parlamentit Global të Kryebashkiakëve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është bërë pjesë e Parlamentit Global të Kryebashkiakëve.

Është vetë Parlamenti Global i Kryebashkiakëve që përmes një njoftimi zyrtar bën me dije këtë vendim, ndërsa shpreh vlerësimet për këtë bashkëpunim.

Veliaj i bashkohet Parlamentit Global të Kryebashkiakëve

GPM thekson se edhe në të kaluarën, kryebashkiaku Veliaj ka marrë pjesë në Samitet Vjetore të GPM-së 2021 dhe 2022, si dhe në webinarët “Forcimi i Strategjisë së Qyteteve më të Sigurta duke iu përgjigjur COVID-19” dhe “Rimendimi i qytetit: si reagojnë kryebashkiakët ndaj nevojat e një qyteti post-COVID.”

Bashkia e Tiranës dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj janë dhe pjesë e Shoqatës së Qyteteve Evropiane të Eurocities, ndërkohë që këtë vit Tirana është dhe Kryeqyteti Europian i Rinisë.