Qyteti

Veliaj: Investimet e bëra shmangën përmbytjet

Veliaj: Investimet e bëra shmangën përmbytjet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot se investimet e bëra në kryeqytet shmangën përmbytjet dhe situatat e veshtira me shirat e dendur. Ai foli edhe foton fake që postoi Berisha para pak ditesh.

“Është një foto e vitit 2013, tek ajo zona që njihej si parking i ETC-së, në një zonë ku notonin makinat. Është e kohës kur Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha drejtonin bashkinë e Tiranës. Sali Berisha dhe Ilir Meta sot janë kthyer në pacientë problematikë. Kur Ilir Meta përdor një foto të Kabulit për të sharë Tiranën, kur Sali Berisha detyrohet të riciklojë foto të vitit, kur ai dhe Lulzim Basha, bashkë me Ilir Metën, qeverisnin Tiranën dhe qeverinë e Shqipërinë, do te thote se jane vërtetë senilë, në një fazë kur degradimi moral, kthimi në rrënoja morale të kombit tonë i bën vërtetë për keqardhje. Ne pastrojmë shtratin e Lanës dhe lumit të Tiranës që të jemi të përgatitur. Edhe ndryshimet klimatike po japin koston e tyre në Tiranë. Në një situatë si kjo, kur shiu i disa muajve bie në pak orë dhe pak ditë, jemi një situatë të jashtëzakonshme, por Lana nuk del më nga shtrati. U bë i disati vit që nuk del më nga shtrati. Duhet të vazhdojmë zgjerimin e Lanës nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar, që e gjithë rrjedha e Lanës të mos ketë problematika. Kemi bërë edhe një investim të jashtëzakonshëm në Lumin e Tiranës. Ishte një investim që e bëmë që në fillim të mandatit tonë, sot po jep rezultatet e veta. Në proces të këtyre investimeve kemi larguar edhe ndërtimet e paligjshme në shtretërit e lumenjve. Pra ndonjëherë është fatkeqësia natyrore që sjell dëme. Edhe histerinë duhet ta menaxhojmë me karar. Nëse në pak minuta lagen gomat e makinave nuk më duket dramë aq e madhe, ndodh në çdo vend të botës”, deklaroi Veliaj.