Qyteti

Veliaj: Kamza simotra e Tiranës sonë

Veliaj: Kamza simotra e Tiranës sonë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e cilësoi Kamzën si simotrën e Tiranës, me gjithë punët e mira që janë bërë dhe po bëhen aty.

“Kemi pasur një sprint sot në të gjitha ato vende ku punohet, në çdo cep të Kamzës dhe të Paskuqanit. Bravo ju qoftë të gjithë atyre që janë në krye të punëve dhe që e kanë kthyer jo vetëm një kantier shembullor Kamzën, por simotrën e bukur dhe të dashur të Tiranës sonë,” tha Veliaj.

Ai i falenderoi të gjithë për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm, sidomos në situata të vështira si ajo me tërmetin, pandeminë, apo si kriza që po kalon e gjithë bota sot prej luftës në Ukrainë.