Qyteti

Veliaj mirënjohës nxënësve për rregullat anti Covid: Kanë edukuar edhe prindërit e tyre për mbajtjen e maskës

Veliaj mirënjohës nxënësve për rregullat anti Covid:

Kryebashkiaku Erion Veliaj e nisi sot mbledhjen në Këshillin Bashkiak duke falenderuar nxënësit e kryeqytetit për zbatimin e masave anti Covid.

Ai u shpreh se përveç kujdesit ndaj vetes, nxënësit kanë arritur të edukojnë edhe prindërit e tyre për zbatimin e këtyre masave.

“Falenderoj të gjithë fëmijët që kanë qenë model në mbajtjen e maskës dhe kanë edukuar edhe prindërit e tyre.

Jam krenar edhe për qytetarët e Tiranës  që po respektojnë regullat. Dua të falenderoj edhe drejtuesit e shkollave dhe mësuesit, të cilët po punojnë dyfish dhe ne jemi dyfish mirënjohës”., tha Veliaj.