Qyteti

Veliaj nga rindërtimi në Shën Gjergj: Nuk do të lëmë asnjë njeri pa shtëpi

Veliaj nga rindërtimi në Shën Gjergj: Nuk do të

Kryebashkiaku Veliaj ka inspektuar sot kantieret e rindërtimit të 14 shtëpive që u prekën nga tërmeti në Shën Gjergj. Veliaj i siguroi familjet se shtëpitë do të përfundojnë brenda vitit.

Veliaj nga rindërtimi në Shën Gjergj: Nuk do të

“Arsyeja pse vij dhe i shoh është sepse dua të kuptoj nëse punohet me të njëjtat standarde dhe cilësi, si për një shtëpi në Farkë, si për një shtëpi në Kashar, Vaqarr, Ndroq, apo në Zallbastar e Shën Gjergj. Më vjen mirë që kemi ecur me punimet për 14 shtëpi që kemi këtu. Nuk do të lëmë asnjë familje jashtë, do të bëjmë të pamundurën që data 31 dhjetor t’i zërë në shtëpitë e reja”, tha Veliaj.

Veliaj nga rindërtimi në Shën Gjergj: Nuk do të

Kreu i Bashkisë shtoi gjithashtu se puna është politika më e mirë dhe vlen sa 100 fjalime.

“Janë njerëzit ata që punojnë, jo ata që zgjohen në 11:00 për ‘gam-gam’. Kush punon, lë gjurmë e kujtohet. Politika më e mirë për të gjithë është puna. Ajo flet sa 100 fjalime bashkë. Kjo historia me të sharë, me të përçarë e ndasi, është e dalë boje që në vitet ‘90. Duhet të rrimë të fokusuar, nuk dua diskriminime të tipit: Jo është me ne, s’është me ne! Për sa kohë që s’i kemi diskriminuar tek pagesa, tek shtëpitë, tek investimet, tek bursat e tek do gjë tjetër, kjo është fryma që duhet të vazhdojë”, deklaroi Veliaj.