Qyteti

Veliaj për mediat italiane: Sot shqiptarët janë të lirë për të besuar, udhëtuar dhe për të qenë europianë

Veliaj për mediat italiane: Sot shqiptarët janë të lirë

Gjatë vizitës së tij në Romë dhe në Vatikan, ku u prit nga Papa Françesku, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka dhënë edhe një intervistë për televizionin italian RaiTre, lidhur me përvojën e Tiranës si Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022 dhe se çfarë e pret vitin tjetër, tani që sapo ka marrë titullin e Qytetit Europian të Sportit.

Veliaj për mediat italiane: Sot shqiptarët janë të lirë

“Europa nuk është një destinacion jashtë nesh, por një destinacion brenda nesh. Ne kemi qenë një vend emigrantësh, male njerëzish hipnin mbi anije për të ardhur këtu, kurse tani, prej mëse 10 vjetësh kemi mikpritur opozitën iraniane, vitin e kaluar mikriptëm afganët, kurse këtë vit ukrainasit. Ndaj, besoj se të gjitha vendet mund të ndryshojnë. Nëse ka ndryshuar Shqipëria, pas regjimit të egër komunist, të gjitha vendet mund të ndryshojnë dhe të mirëpresin njerëz me dinjitet”, u shpreh Veliaj.

“Unë i përkas brezit të viteve ‘80, kur në Shqipëri ishte i ndaluar besimi fetar. Po ashtu, nuk mund të përdoreshin emrat e Biblës apo të Kuranit. Pra, unë jam shembulli i një bote që tashmë ka kaluar. Kemi vuajtur shumë, por tashmë jemi të lirë. Të lirë për të besuar, të lirë për të udhëtuar, të lirë për të qenë evropianë”, shtoi ai.

Veliaj për mediat italiane: Sot shqiptarët janë të lirë

Veliaj ishte i ftuar në këtë vizitë nga Papa Françesku, në kuadër të Vitit Europian të Rinisë. Kryebashkiaku e njohu Papën me lajmin për ndërtimin e shenjtores së Nënë Terezës në Kodrat e Liqenit Artificial.