Qyteti

Veliaj për Metën: I ktheu dekoratat sikur të ishin majdanoz në pazar

Veliaj për Metën: I ktheu dekoratat sikur të ishin majdanoz

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar shpërndarjen e dekoratave nga Ilir Meta, duke theksuar se presidenti e ka kthyer këtë proces sikur po shet majdanoz në Pazar.

Veliaj tha nga Njësia 8 në kryeqytet se ndryshe nga çfarë deklarojnë, përfaqësuesit e LSI në realitet kanë treguar të kundërtën.

Kreu i Bashkisë gjithashtu nënvizoi se diferenca mes mazhorancës dhe opozitës është mëse e qartë, pasi socialistët atë që premtojnë e mbajnë.

“E kuptoni çfarë diference, çfarë botëkuptimesh? Më i miri i tyre, ishte rasti më negativ i këtij komuniteti. Tjetër gjë thonë kur u duhet për luftë politike, tjetër gjë thonë kur i kthejnë dekoratat sikur shesin majdanoz në Pazar 5 lekë tufa, dhe tjetër gjë bëjnë në realitet. Ndryshe jemi ne, atë që themi e bëjmë, atë që premtojmë, e mbajmë, atë që planifikojmë, e zbatojme, kjo është diferenca miqtë e mi”, tha ai.

Veliaj po ashtu sfidoi edhe kreun demokrat Lulzim Basha duke theksuar se sa kohë ata ishin në pushtet nuk u ndërtua asnjë shkollë apo kënd lojërash.