Qyteti

Veliaj, për rindërtimin në Kombinat: Nuk do ketë lagje geto

Veliaj, për rindërtimin në Kombinat: Nuk do ketë lagje geto

Kryebashkiaku Veliaj ka folur në prezantimin e projektit të rindërtimit të zonës së Kombinatit të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Ajo çfarë më ka mësuar që në fillim kryeministri ishte të mos ndërtojmë një geto, një lagje për ata të tërmetit, apo si banesat sociale, por diçka të integruar. Ndaj edhe do strehohen vetëm 1/3 e të prekurve fillimisht dhe zona do të jetë e hapur për tregun dhe për rreth 26 mijë të ardhurit çdo vit në Tiranë. Të gjithë do të shkojnë në kopshtin që kanë shkuar, në shkollën që kanë shkuar. Kombinati do bëhet Kombinart”.

Veliaj, për rindërtimin në Kombinat: Nuk do ketë lagje geto

Kurse Kryeministri Rama e ka cilësuar një mundësi dhe impuls të ri planin e rindërtimit të Kombinatit pas goditjes së i dha tërmeti i 26 nëntorit. Rama u shpreh se nëse ka vullnet krizat e mëdha mund të kthehen po në mundësitë mëdha për zhvillimin e komunitetin dhe përmirësuar cilësinë e jetës.

"Jemi mbledhur për një projekt shumë ambicioz, më shumë se sa një projekt rindërtimi është një vizion për Tiranën e gjeneratës tjetër. Tërësia e projekteve që kanë filluar të zbatohen ose janë pranë fillimit të zbatimit është një vizion për jetën komunitare dhe cilësinë e jetës familjare, në kushtet kur një fatkeqësi e madhe krijoi dhe një boshllëk të madh por patjetër dhe një mundësi të madhe. Për ata që kanë pasionin dhe vullnetin për të rezistuar, transformimi i krizave në mundësi është një rrugë e vetme. Krizën e madhe të 26 nëntorit po e kthejmë në një mundësi të madhe transformimi për ata familje që humbën shtëpitë e tyre por dhe vetë zonat ku ndodhën dëmet. Projektet që sot kemi në dorë, pa diskutim që realizimi i tyre do të sjellë transformimin e rëndësishëm dhe do të ecim para me një proces shërimi urban në shumë zona. Sot i japim kësaj zone një impuls të ri zhvillimi", tha Rama.