Qyteti

Veliaj poston videon: Ata të gjumit t’i lemë të flenë, ne kemi ende shumë punë të mira për të bërë

Veliaj poston videon: Ata të gjumit t’i lemë të flenë,

Përmes një videomesazhi nga Sheshi “Skenderbej”, kryetari i Bashkisë së Tiranes, Erion Veliaj, shprehet se transformimi i kryeqytetit ka ardhur përmes vizionit dhe punës. “Ata të gjumit, le t’i lemë në gjumë! Ne kemi ende shumë punë të mira për të bërë në Tiranë”, shkruan ai.

Veliaj nënvizon se ishte pikërisht sahati i Tiranës detyra e parë nga e nisi punën si kryebashkiak, pasi paraardhësi i tij në këtë detyrë, Lulzim Basha, për 4 vite me radhë as nuk e kishte parë që sahati kishte ngecur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

“Puna e parë që bëmë kur morëm detyrën në Bashkinë e Tiranës ishte rregullimi i sahatit që kishte ngecur. Ne kishim një vizion për Tiranën: Donim një qytet për njerëzit, ku fëmijët rriten në parqe, në kënde lojërash, në çerdhe, kopshte dhe shkolla të reja. Kemi bërë shumë punë, ka ende shumë për të bërë. Ata që fjetën gjumë dhe nuk rregulluan dot as sahatin mund të vazhdojnë të flenë, kurse ne do vazhdojmë të punojmë”, e mbyll mesazhin Veliaj.