Qyteti

Veliaj pret në Tiranë zv/ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe

Veliaj pret në Tiranë zv/ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Zëvendës ministrin e Kulturës dhe Rinisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, Mubarak Al Nakhi, me të cilin diskutoi mbi investimet e reja në kryeqytet.

Veliaj pret në Tiranë zv/ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe

“Më vjen mirë që për 100 apo më shumë vitet e ardhshme, emri i Emirateve të Bashkuara do të jetë gjithmonë i lidhur me Tiranën, prej ndihmës me Bulevardin e Ri dhe lumin e Tiranës. Më shumë se sa infrastruktura rrugore ose infrastruktura fizike, më e rëndësishme është infrastruktura njerëzore. Besoj se edhe këtu kemi çfarë të mësojmë nga Emiratet, për mënyrën si janë zhvilluar qendrat, zonat e lira ekonomike, zonat e financës dhe teknologjisë, shembuj të cilat ne duam t’i ndjekim. Zona te Bulevardi i Ri duam që të jetë një zonë kushtuar financës dhe teknologjisë. Gjithashtu, do kemi bashkëpunim mes universiteteve dhe shkollave, ose ekipet tona sportive. Besoj që, vërtet ditët tona më të mira janë përpara, edhe pse sot kemi një marrëdhënie të shkëlqyer dhe mezi pres që të bëjmë akoma më shumë”, u shpreh Veliaj.