Qyteti

Veliaj: Propozim qeverisë për të hequr TVSH-në e biletës dhe rimbursim për akcizën e  naftës

Veliaj: Propozim qeverisë për të hequr TVSH-në e

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve, ku po diskutohet për buxhetin për bashkinë, tha se do t’i propozojë qeverisë planin për të hequr TVSH-në e biletës dhe rimbursimin për akcizën e naftës, për të mos rritur biletën e autobuzëve.

“Drama tipike shqiptare e dhe të shoqatave, duhet të mbarojë. Është hera e fundit që vijmë si dy shoqata, pasi herë tjetër do të vijmë bashkë. Unë ju kam mundur dy herë, ju mund edhe prapë. Sot erdha të zgjidhim ca halle. Transporti publik u gjet i privatizuar në 2015. Nuk kishim mundësi që të influenconim. Sot jetojmë në një situatë që tregu i naftës është ky që është. Ne kërkojmë që ai vullneti i qeverisë të tregohet në parlament për akcizën e naftës. Një propozim që kemi është që të heqim TVSH-në e biletës.”, tha Veliaj.

Tiranapost.al