Qyteti

10 parkingje rezidenciale do t’i shtohen Tiranës

10 parkingje rezidenciale do t’i shtohen Tiranës

Shumë shpejt, 10 parkingje të reja rezidenciale do t’i shtohen kryeqytetit. Lajmin  e dha kryebashkiaku Erion Veliaj, në fjalën e sotme të Këshillit Bashkiak.

“Një nga gjërat që do të bëjmë më buxhetin e këtij viti është parashikimi i 10 parkingjeve të reja në Tiranë. Njerëzit, për politikë, shfrytëzojnë situata të ndryshme, por të shfrytëzosh korsitë e biçikletave për të venë kundër shoferët e makinave është kanibalizëm urban. Nëse ata që mendojnë se biçikletat shtojnë trafikun, imagjino nëse ata që kanë biçikleta të kishin të gjithë makina. Kjo nuk zgjidhet me histeri e me kanibalizëm urban, por me projekte konkrete. Këtë mund ta zgjidhë ajo forcë, e cila ndërtoi parkingje nëntokësore në kryeqytet. Në 4 vitet para ardhjes tonë në bashki nuk u ndërtua asnjë parking nëntokësor. Tirana kishte të njëjtat vende parkimi dhe s’kishte as agjenci parkimi. Ndërkohë, u ndërtua parkimi nëntokësor tek “Sheshi Skënderbej”, tek “Bulevardi i Ri”, tek “7 Xhuxhat”, tek “Arena Kombëtare”, si dhe parkime mbitokësore tek “Selman Stërmasi” dhe tek “Pazari i Ri” e kështu me radhë. Jo vetëm që nuk do ndalojmë modernizimin e Tiranës, por përkundrazi do planifikojmë në këtë rritje të buxhetit edhe 10 parkingje të reja në Tiranë”, tha Veliaj.