Qyteti

Veliaj takon Operatorët e Transportit Publik: 3 kërkesat që do t`ju plotësohen dhe kushtet që duhet të përmbushni

Veliaj takon Operatorët e Transportit Publik: 3 kërkesat që do

Kryebashkiaku Veliaj ka zhvilluar një takim sot me Operatorët e ofrimit të Shërbimit të Transportit Publik. Prej datës 18 tetorit operatorët po fuksionojnë me 50 % të kapacitetit. Veliaj u ofroi sot zgjidhjet që propozon, nga heqja e TVSH-së, uljes së akcizës dhe subvension të biletave dhe aboneve, por me disa kushte.

"Uljen e TVSH-së nga 20 në 6%, heqjen e akcizës së naftës dhe rimbursimin e vlerës së biletës në 30 lek dhe 600 lek të abonesë. Nuk kemi kërkuar rritje të çmimit.

Nuk do ishim në këtë situatë nëse do kishim respektuar marrëveshjet që kemi bërë që në fillim.

E kemi parashikuar këtë situatë kohë më parë. Nëse do ishim shndërruar në hibridë dhe energjitik, do e kishim shumë më të lehtë sot.

Sot në kushtet e çmimit të naftës do kishim fituar një pavarësi se do ishte vetë bashkia që do t`ju ndihmonte me energjinë falas.

Kam folur me kryeministrin dhe kemi menduar seriozisht të heqim TVSH-në. Ajo që do të bëjmë është rimbursim akcize jo heqje akcize. Se nëse e heqim totalisht, lë vend për abuzime.

Kjo nuk do të bëhet nëse nuk vendosim GPS. Nuk mund t`ju rimbursojmë nëse nuk e dimë ku jeni, sa kilometra keni bërë. S`mund të kemi gjysmën e operatorëve me GPS e gjysmën me vesh.

E dyta ka të bëjë me kompesimet që kanë të bëjmë me kategori të caktuara, me veteran, studente dhe kategori njerëzish me nevoja të veçanta. Do duhet transparencë sa njerëz të tillë përdorim autobusë që të nisim një faturë.

Duhet respektuar formati i aboneve. Nuk mund të përsëritet e vjetshme kur u arrestuan operatorë sepse nxirrnin në treg abone fallco. Do duhet të funksionojmë me barcode.

Kur vazhdojmë akoma shesim nën dorë, tek dollari. Një zonë që as duhet të ketë as emrin të tillë, ku shkëmbehen para e florinj në dorë.

Kur shoh skena që përzihet nga autobusi një veteran lufte apo në njeri me aftësi të kufizuara, se nuk ka kartelën e duhur, kjo pastaj është mungesë njerëzillëku. Është turp. Jemi qytetarë, shqiptarë dhe pastaj jemi kryetar bashkie.

Bashkia e Tiranës ka marrë për herë të parë vendimin për të akorduar 1 milionë euro fond për të subvencionuar për njerëzit me nevoja të veçanta.

Në finale dua t`ju them që do të merremi edhe me ndërhyrjet në infrastrukturë, me korsitë e dedikuara dhe modernizimit të stacioneve dhe për dhënien e mundësive për kioska për të shitur abonetë.

Këto janë angazhimet tona”, tha Veliaj.

Veliaj përmendi gjatë bashkëbisedimit me operatorët problematikat që transporti publik ka ende sot. Kryebashkiaku i tërhoqi vëmendjen linjës Kopsht Zoologjik-Teg për shkak të autobusëve që ndotin mjedisin. Veliaj e konsideron si kancerin e qytetit.

Më pas përmendi problemet që lindin prej sjelljes së fatorinove, shoferëve herë pas herë të dehur, kujton këtu rastin e përplasjes së autobusit tek Sulejman Delvina.