Qyteti

Veliaj në 77-vjetorin e çlirimit të Tiranës: Dita kur ne nderojmë sakrificën e heronjve duke qëndruar të bashkuar

Veliaj në 77-vjetorin e çlirimit të Tiranës: Dita kur ne

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka uruar 77-vjetorin e çlirimit të Tiranës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj nënvizon se sot është dita kur ne nderojmë sakrificën e heronjve, që luftuan për çlirimin e qytetit duke qëndruar të bashkuar e duke punuar për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë.

“Gëzuar 17 Nëntorin - 77 vjetorin e çlirimit të Tiranës.

Sot është dita e Lirisë - dita kur ne nderojmë sakrificën e heronjve, që luftuan për çlirimin e qytetit, duke qëndruar të bashkuar e duke punuar për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë”, shkruan Veliaj.

Për përkujtimin e kësaj dite, në Tiranë do të organizohen një sërë aktivitetesh të ndryshme.

View this post on Instagram

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Tiranapost.al