Qyteti

Veliaj për 21 Janarin: Drejtësia e re të ndreqë atë që s’bëri e vjetra

Veliaj për 21 Janarin: Drejtësia e re të ndreqë atë

Me dy fjali, kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë mesazhin e tij për 21 janarin, një nga ngjarjet më të rënda për Shqipërinë ku mbetën të vrarë 4 protestues nga shënjestra e Kryeministrisë.

Veliaj ka vendosur karafilë në Bulevard dhe shkruan: “TË PAHARRUAR! 21 Janari është një ditë reflektimi për të mos harruar dhe për t’i kërkuar drejtësisë së re përgjegjësinë për të ndrequr atë që s’e bëri dot drejtësia e vjetër! #MosHarro #Drejtësi”.

Sakaq, duke siguruar mbështetje për familjet e 4 protestuesve të pafajshëm të vrarë më 21 janar, Veliaj tha se historia do të flasë një ditë dhe ata që bënë krime do të ndihen të turpëruar.

“Ne, si Bashki e Tiranës, do të vazhdojmë të kontribuojmë për familjen e Ziver Veizit, siç kemi bërë në këto 10 vite, për dy fëmijët e tij të mrekullueshëm, të cilët sot janë krenari e qytetit tonë, edhe në shkollë, edhe në punët e tyre. Nuk do të lëmë asnjë pas; ama, disa njerëz do të kenë një vend shumë të ulët në histori. Sali Berisha mund të vazhdojë të përçajë e të vjellë helm, por një ditë, kur të shkruhet historia, fëmijët e tij, nipërit e mbesat, qofshin me jetë, do të ndihen të turpëruar si pasardhës të dikujt që e përçau këtë vend, që vrau shqiptarët me njëri-tjetrin në ‘97, që iu turr shtetit në ‘98, e provoi prapë në 2018, që shkaktoi kaq shumë dhimbje, shumë gra u veshën me të zeza, teksa tani kërkon të rikthehet për herë të tretë, edhe pse e ka kaluar moshën e Enver Hoxhës”, tha Veliaj.