Qyteti

Veliaj zbulon detajet për koncertin e Dua Lipës

Veliaj zbulon detajet për koncertin e Dua Lipës

Një lajm i mirë për të gjithë fansat e Dua Lipës që do të kenë mundësi ta ndjekin live në Tiranë më 28 nëntor. Në një intervistë për News 24, Veliaj zbuloi detaje nga koncerti, ku dha lajmin e mirë se hyrja në koncert do të jetë falas.

“Koncerti i Dua Lipës në Tiranë është falas, sepse ajo përfundon turin e saj botëror. Ne duam t'i ftojmë të gjithë. Edhe ne përfundojmë turin tonë të Tiranës, Kryeqyteti Evropian i Rinisë. Dua përfundon turin e vet, kështu që vendosëm t'i bashkojmë këto përfundime iniciativash të jashtëzakonshme në Tiranë, në ditën më të bukur në botë që është Dita e Pavarësisë, 28 Nëntori. Duam që e gjithë dita të jetë me aktivitete. Do të hapet sheshi për të hyrë që nga ora 18:00 që të fillojë koncerti në orën 20:00. Do sigurohemi që të ketë siguri dhe mjaftueshëm vende për të hyrë, sepse parashikohen qindra mijëra të rinj që do vijnë në Tiranë. Janë zënë të gjitha dhomat, kështu që shumë prej atyre që rezervojnë në minutë të fundit do duhet të sistemohen me Air BNB ose edhe në konviktet tona apo te miqtë e tyre. Duam të jetë një festë e madhe. Me Duan kemi përgatitur edhe disa aktivitete të tjera, për të frymëzuar historinë e dikujt që jo me llafe, por me punë i ka arritur gjërat”, tha Veliaj.