Qyteti

Video/Atmosfera e festave të fundvitit nis të ndihet në Tiranë

Video/Atmosfera e festave të fundvitit nis të ndihet në

Atmosfera e festave të fundvitit ka nisur të ndihet në Tiranë. Zbukurimet e para tashmë janë vendosur. Dritat shumëngjyrëshe janë ndezur përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit. Pemët dhe ndërtesat përgjatë tij janë ndriçuar me motivet festive.

Në Sheshin Skënderbej ku është vendosur dhe “Fun Zone” për të gjithë ata që duan të ndjekin kampionatin botëror të futbollit, po ngrihet dhe pema e madhe e Vitit të Ri që sikurse çdo vit do të ndizet mbrëmjen 6 Dhjetorit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj në një video të postuar në rrjetet sociale thotë se Tirana është gati për ditët e festave të fundvitit.