Qyteti

Video/ Familja nga Baldushku që sot mori një porosi jetike në shtëpinë e re

Video/ Familja nga Baldushku që sot mori një porosi jetike në

Të premten e kaluar, kryeministri Rama, kryebashkiaku Veliaj dhe ministri Ahmetaj ishin së bashku në Baldushk, për t’i dorëzuar çelësat e shtëpisë së re familjes së Klementit, pasi e vjetra u shkatërrua nga tërmeti i nëntorit. Aty, i zoti i shtëpisë u rrëfeu se pas shembjes së shtëpisë, kishte shitur edhe lopën me të cilën ushqehej, pasi nuk kishte ku ta mbante.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm Veliaj ua dërgoi një lopë tjetër.

“Sot herët në mëngjes në Baldushk, për një porosi të vogël. Klementi dhe e shoqja nuk e prisnin, por ishte vërtet kënaqësi t'ua bëje më të bukur ditën”, shkruan Veliaj në Facebook.

“Faleminderit shumë kryetar, s’ma merrte mendja. Keni bërë shumë për ne”, i tha e zonja e shtëpisë.