Qyteti

Video/ Mbahet premtimi, nis rindërtimi i shtëpisë së rrënuar nga tërmeti në Farkë

Video/ Mbahet premtimi, nis rindërtimi i shtëpisë së

Më 26 nëntor të vitit të shkuar, Ardjanit iu duk sikur iu përmbys bota kur tërmeti i fortë ia bëri shtëpinë të pabanueshme. Sot iu desh të ndahej përfundimisht nga banesa e tij e vjetër në Farkë dhe do të ndjekë gjithë emocion rindërtimin e saj. Lajmin e mirë e dha vetë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili ka publikuar pamjet nga fillimi i punës për rindërtimin e banesës së dëmtuar në nëntor.


“Shtëpia e familjes Allaraj është një ndër 200 banesat individuale në grupin e parë që do të rindërtojmë me ndihmën e qeverisë. Tirana ngrihet BASHKË! Forca”, thekson Veliaj në mesazhin e tij.

Krahas rindërtimit të rreth 800 shtëpive nga e para, Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër dhe rindërtimin e disa pallatave të dëmtuar si dhe ka filluar dhënien e dëmshpërblimeve të plota për mijëra familje që pësuan dëme më të lehta.