Qyteti

Video / Ndërpriten lidhjet e paligjshme të ujit në Tiranë, gjoba për shkelësit

Video / Ndërpriten lidhjet e paligjshme të ujit në Tiranë,

Gjatë këtyre ditëve të nxehta, Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka vijuar me kontrollin intensiv me ekipet Task Forcë në zonën e Dajtit në njësitë 6, 4 dhe 2 mbi abuzimet me ujin e pijshëm.

Gjatë kontrollit u konstatuan subjekte të cilat abuzonin me ujin e rrjetit, për të cilët u morën masa administrative me gjobë për 4 (katër) subjekte në këtë zonë, si dhe u bë ndërprerja e linjave abuzive në origjinë në linjat e transmetimit!

Fushata “Mos shpërdoro ujin” e nisur nga UKT ka qëllim të ndërgjegjësojë qytetarët se abuzimi me ujin e pijshëm është një problem, i cili ndikon drejtpërdrejtë në furnizimin normal me ujë të pijshëm të qytetit.

Krahas informimit dhe sensibilizimit të qytetarëve, Ujësjellës Kanalizime Tiranë po kujdeset me grupet e saj të punës çdo ditë për të mirëadministruar ujin dhe për ta ruajtur atë nga abuzimet.