Qyteti

Video nga Bulevardi/ Fillojnë përgatitjet për Samitin e BE-së

Video nga Bulevardi/ Fillojnë përgatitjet për Samitin e

Kanë filluar në Tiranë përgatitjet për Samitin BE-BP.

Në Bulevardin Dëshmorët e Kombit po vendosen foto në shenjë homazhi dhe mirënjohjeje të figurave të shquara të politikës europiane. Mes tyre, në disa pamje të xhiruara nga Tiranapost, duket fotoja e autores franceze, gazetare, politikane europiane, Louise Weiss.


Një tjetër foto është ajo e përkthyesit dhe diplomatit shqiptar Jusuf Vrioni. Një figurë e spikatur shqiptare, në Francë dhe më gjerë.

Nesër do të mbahet i pari Samit i Bashkimit Europian në Shqipëri, ku pritet të firmosen disa marrëveshje të rëndësishme.