Qyteti

Video/ Rruga e re në Zall-Bastar, demokrati troket gotën e rakisë me Veliajn: Të jap dorën për investimet

Video/ Rruga e re në Zall-Bastar, demokrati troket gotën e rakisë

Gjatë turit të takimeve në Zall-Bastar, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj shkëmbeu batuta edhe me një simpatizant të Partisë Demokratike.

Ky i fundit edhe pse ka qenë me bindje të djathta, deklaroi se i jep dorën Veliajt për fjalën e mbajtur për rrugën dhe për gjithë investimet që janë bërë në këtë zonë e që nuk ishin parë asnjëherë më parë. 

Veliaj: Kemi takuar gjithë ata shokë tanët, rrugës tani që po vinim, s’kanë qenë me ne e që na kanë thënë gjithë rrugës: Vallai, ju kemi pasur kundërshtarë, për sa kohë që keni punuar do bëhemi me ju, se më mirë të fitojë familja ime se familja e njerit në Tiranë. Kur punon gjithë shteti për një familje, sikur s’ka sens; kur punon shteti për gjithë familjet, ka sens.

Banor: Më fal, të ndërpres kryetar, kemi edhe këtu!

Veliaj: Pse, ka pas qenë me PD, tani është me ne?

Banor: Sa dëgjoi, unë do i jap dorën kryetarit, tha, vetëm për investimet…

Veliaj: Po na thoshte njeri, ne kemi ardhur 5 herë vetëm këtë vit në Zall-Bastar e metë drejtë mund të ketë ndonjë që thotë: Ore, për ça shkoni, për 2000 vota?! Një pallat në Tiranë ka 2000 vota por robi i rri mbrapa punës për respekt, për të thënë që e dhashë fjalën, e mbajta! Se është një, se janë dy, se janë 2 milionë, respekti është respekt.