Video/ Veliaj ndërpret intervistën televizive në momentin kur thirret ezani

E Hënë 23 Maj 2022, 13:28
TiranaPost
Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte duke dhënë një intervistë live për Klan News nga ballkoni i Bashkisë së Tiranës, kur nisi thirrja e ezanit për besimtarët myslimanë.
Në respekt të besimtarëve dhe komunitetit, Veliaj i kërkoi mirëkuptimin e drejtuesit të lajmeve për ta ndërprerë pak çaste intervistën, deri në përfundim të ezanit, për të vijuar sërish më pas.
Kjo është mirëkuptuar nga gazetari Besard Jacaj, i cili e ndërpreu përkohësisht bashkëbisedimin me kryebashkiakun, për ta vijuar pas thirrjes së ezanit.