Qyteti

Video/ Xhamia as ka krisje e as shembje! Këtu po kriset një parti në 5 copa dhe po shemben ca portale gjobash

Video/ Xhamia as ka krisje e as shembje! Këtu po kriset një parti

Në rrjetet sociale sot qarkulloi një foto e minares së Xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, në të cilën aludohej sikur ajo kishte pësuar një çarje.

Në fakt, e vërteta doli ndryshe. Nga fotot e realizuara para pak minutash nga restauratorët e Xhamisë, shpjegohet se çarja e aluduar nga rrjetet sociale ishte një lëndë ngjitëse (mastiç), e cila u pastrua menjëherë.

Video/ Xhamia as ka krisje e as shembje! Këtu po kriset një parti

Lajmi u përgënjeshtrua edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili publikoi edhe foto qw tregojnë se objekti i kultit është në gjendje të shkëlqyer.

“Silikoni i vendosur mes çatisë provizore per punimet e restaurimit dhe minares se xhamise eshte pastruar ne pak minuta. As ka krisje, as ka shembje. Ketu po kriset nje parti ne 5 copa qe mundohet te panikose besimtaret me mastik, dhe po shembet një rrjet portalesh gjobash! TURP”, shkruan Veliaj.