Qyteti

Zona që lidh Qytetin Studenti me rrugën e Elbasanit tani duket ndryshe

Zona që lidh Qytetin Studenti me rrugën e Elbasanit tani duket ndryshe

Zona e Njësisë nr. 2 në Tiranë ka ndryshuar pamje pas ndërhyrjeve në rrjetin e kanalizimeve, ndriçimin apo asfaltimin.

“Rruga 'Kadri Kërçiku' është një venë komunikimi midis rrugës së Elbasanit, nga njëra anë, dhe Qytetit Studenti e gjithë banesave të tjera në këtë anë, duke sjellë urbanizim. Plani është që të mbarojmë urbanizimin në zonat urbane dhe në lagjet përreth Qytetit Studenti, ndërkohë që janë zhvilluar edhe mbledhjet e para të komisionit për ndërtimin e Kampusit të ri Universitar. Po ashtu, do të ribëjmë edhe tre konviktet që ishin zaptuar dhe kur them të zaptuara, e them në kontekstin e shumë ndërtesave të zaptuara në Tiranës, siç ishte Teatri, siç kanë qenë shkollat, kopshtet”, tha kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë inspektimit të punimeve.

Zona që lidh Qytetin Studenti me rrugën e Elbasanit tani duket ndryshe

Ai shtoi se puna në këtë lagje do të vijojë edhe me ndërtimin e konvikteve të reja, ndërsa theksoi se rregulli i këtij qyteti është që, askush dhe për asnjë arsye nuk e zapton pronën publike.

“Ata që e kishin zaptuar, qoftë edhe për 30 vjet, ‘Qytetin Studenti’ morën qira, po trajtohen me respekt e dinjitet. Qiratë po paguhen nga taksat e atyre që s’kanë zaptuar asgjë. Do ndërtojmë pallatet pas projektit të rindërtimit për tërmetin, do marrin shtëpitë e reja, por jo zaptim në Qytetin Studenti. Për studentët do ndërtojmë konviktet që u shembën prej tërmetit, do ndërtojmë po ashtu edhe pjesët e tjera të Kampusit Universitar, për ta kthyer në një nga ishujt më modernë të Tiranës sonë”, tha Veliaj.

Zona që lidh Qytetin Studenti me rrugën e Elbasanit tani duket ndryshe

Kreu i Bashkisë tha se u ka shtrirë dorën e bashkëpunimin të gjithë atyre që kundërshtojnë teatrin e ri:

“Nëse duhet bashkëpunim për të bërë një rrugë, një shkollë, një çerdhe a një kopsht, duhet patjetër bashkëpunim për të bërë autostrada dhe teatër. E kam shtrirë dorën e bashkëpunimit; kemi 3-4 muaj kohë për ta detajuar, për t’u siguruar që nuk i mungon asgjë për të pasur ndoshta bizhunë më të bukur të Tiranës tonë dhe ashtu siç vijnë njerëz për të parë sheshin “Skënderbej”, Pazarin apo Kalanë, jam i sigurt se do të jenë një kontingjent njerëzish që do të vijnë në Tiranë vetëm për të parë teatrin”, u shpreh Veliaj.