Rajoni

Tërmet i fuqishëm në Greqi, autoritetet marrin masa pas alarmit edhe për një vullkan

Tërmet i fuqishëm në Greqi, autoritetet marrin masa pas alarmit

Një tërmet i fuqishëm tronditi mesditën e sotme Greqinë. Mediat greke raportojnë se tërmeti ishte me magnitudë 5.2 ballë i shkallës Rihter dhe u regjistrua në orën 14:05 me orën lokale.

Lëkundjet e tërmetit janë regjistruar 25 kilometra në perëndim të ishullit të Egjeut jugor dhe 48 kilometra në perëndim të ishujve Kos.

Tërmet i fuqishëm në Greqi, autoritetet marrin masa pas alarmit

Mediat vendase raportojnë që fakti që ka një vullkan në Nisyros, detyron Mbrojtjen Civile të aktivizojë një protokoll të veçantë reagimi.

Tërmet i fuqishëm në Greqi, autoritetet marrin masa pas alarmit

Protokolli parashikon mobilizimin e shërbimeve për të zbuluar çdo rrëshqitje toke ose ngritje të valëve të detit.

Deri më tani nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme materiale.