Rajoni

Tërmet i fuqishëm në Rajon

Tërmet i fuqishëm në Rajon

Greqi është zgjuar me lëkundje të fuqishme tërmeti ditën e sotme. Një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter është regjistruar në ishullin e Kretës. Mediat greke raportojnë se epiqendra e tërmetit ishte 37 kilometra në jugperëndim të Arbit me një thellësi fokale prej 45 km.

Sipas raportimeve mësohet se lëkundjet kanë qenë intensive dhe janë ndjerë deri në Egjipt. Ende nuk ka të dhëna nësë ka patur viktima apo dëme të mëdha materiale.

Greqia është prekur nga tërmetet shpesh kohët e fundit. Sipas një eksperti grek lëkundjet sizmike do të vazhdojnë për një kohë shumë të gjatë.

Tiranapost.al