Rajoni

Atentat ndaj Zaev? Media greke zbulon si u prish plani pas 'Marrëveshjes së Prespës' nga SHBA-të dhe Greqia

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria kanë parandaluar një atentat ndaj liderit të Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev. Atentati thuhet të jetë planifikuar disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës në verën e vitit 2018 dhe para se parlamenti i Shkupit të votonte ndryshimet në Kushtetutë me 80 vota. Lajmi është publikuar nga media greke Vradini.gr që i referohet disa burimeve nga Shërbimet Sekrete dhe Ministria e Mbrojtjes në Greqi.

Atentat ndaj Zaev? Media greke zbulon si u prish plani pas

Në artikull, referuar burimeve, thuhet se pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti i Shkupit me 69 vota më 20 qershor (Marrëveshja u nënshkrua më 12 Qershor në fshatin Psarades në Prespë) tensioni politik arriti kulmin në Maqedoninë e Veriut.

Artikulli i medias greke vijon si më poshtë:

Opozita maqedonase e udhëhequr nga VMRO me në kryer Mickowski i cili zëvendësoi Gruevskin, e kishte polarizuar klimën politike në një nivel të rrezikshëm, ndërkohë që përpjekjet për vrasje në Maqedoninë e Veriut nuk janë të panjohura. Organizatat e fuqishme të maqedonasve të Australisë dhe Kanadasë shprehën zemërimin e tyre, dhe u tha se do të financojnë kundërshtimet në Shkup, por gjithashtu do të mblidhnin fonde dhe do të siguronin votat e kundërshtimit të marrëveshjes.

Shërbimet sekrete greke informuan kryeministrin e atëhershëm Alexis Tsipras se në Shkup po ndodhin lëvizje të mëdha kundër Zaevit: Opozita po e kryeqëzon atë, shërbimet amerikane po shohin reagimet.

Në të njëjtën kohë, shërbimet amerikane konsideruan se "forcat që kanë interes të mos nënshkruhet Marrëveshja do të kërkojnë të parandalojnë ndryshimin e Kushtetutës (të Maqedonisë së atëhershme) nga Parlamenti". Menjëherë pas kësaj, diplomatët rusë u dëbuan nga Athina.

Amerikanët përgjuan bisedat e drejtuesve që lëviznin në mjediset e gjykatës në Hungari, konkretisht Gruevskin, për të cilin thuhet se ka prova të dokumentuara që u përpoq të parandalonte ndryshimet kushtetuese, ndërsa janë konfirmuar edhe kontaktet me drejtues organizatash në Australi dhe Kanada.

Atentat ndaj Zaev? Media greke zbulon si u prish plani pas

Përpjekja dyshohet se u financua nga disa organizata të huaja dhe ishte planifikuar nga zyrtarë të inteligjencës të vendeve të treta, të cilët shfaqen në Shkup, si agjentë tregtarë ose si drejtues të medias.

Në të njëjtën kohë, shërbimet e inteligjencës greke informojnë Ministrinë e Punëve të Jashtme se "një veprim agresiv kundër Zoran Zaef është i pashmangshëm", por pa të dhëna të tjera specifike.

Më pas Tsipras udhëzoi Ministrinë e Punëve të Jashtme që të informojë autoritetet kompetente të vendit fqinj, dhe Ministri i Jashtëm i atëhershëm i Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov ishte i pari që u informua e më pas vetë Zaev.

Amerikanët morën në mbrojtje kryeministrin e Shkupit dhe u dërguan mesazhe ambasadave të huaja dhe politikanëve kundërshtarë duke iu thënë se e dinë se çfarë po planifikohet. Në atë kohë kryeministri Zaev kishte të njëjtën mbrojtje si presidenti amerikan: Kjo gjë bëri që plani të dekurajohej dhe të mos realizohej. Thuhet se Gruevski është paralajmëruar se nëse i ndodh diçka Zaev, ai do të mbajë përgjegjësi.

Lajmi u publikua mbrëmjen e djeshme dhe tregon qartë se edhe në ditët e sotme, mbrojtja e Zoran Zaev është tregues i frikës së udhëheqësit të Shkupit, i cili të kujton fatin e Gligorov që i shpëtoi mrekullisht një atentati në vitin 1995.

Vetë kryeministri maqedonas, Zoran Zaev nuk ka reaguar për të vërtetuar lajmet dhe të dhënat e publikuara, për të cilat thuhet se janë të referuara nga shërbimet sekrete greke.

*Artikulli i https://www.vradini.gr/ përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al