Rajoni

3 tërmete brenda pak orëve në rajon, sizmiologët: Ky fenomen mund të vazhdojë për muaj të tërë    

3 tërmete brenda pak orëve në rajon, sizmiologët: Ky fenomen

Greqia është goditur nga tre tërmete brenda pak orëve ditën e sotme. Raportohet se tërmeti i parë kishte magnitudë 3.2 Rihter, dhe me epiqendër tre kilometra në verilindje të Tebës, me një thellësi fokale prej 10.4 km.

Dy lëkundjet e tjera u regjistruan u regjistruan brenda një minute.

Termeti i dytë me magnitudë 3 Rihter ndodhi në 8:27:48 në 3 km në verilindje të Tebës dhe me një thellësi fokale prej 13.3 km, ndërsa i treti kishte magnitudë 3.5 Rihter dhe ndodhi 3 km në lindje të Tebës dhe me një thellësi fokale prej 11.3 km.

Greqia është prekur vazhdimisht nga tërmetet kohët e fundit, sizmologu Dr Athanasios Ghanas tregoi se komuniteti shkencor po vazhdon të monitorojë fenomenin, i cili mund të zgjasë edhe për disa muaj të tjerë.

Tiranapost.al