Rajoni

8 anëtarë të një familje vdesin nga Covid në Turqi, ishin të pavaksinuar

8 anëtarë të një familje vdesin nga Covid në Turqi,

Covid i ka marrë jetën 8 anëtarëve të një familjeje në Turqi. Mësohet se familja prej 25 anëtarësh e cila jetonte në provincën veriore të Rizes kishte neglizhuar simptomat e Covid, duke shkaktuar pasoja fatale.

Pjestarët e tjerë të familjes tregojnë se në fillim u infektuan babai dhe i biri, të cilët jetonin në Stamboll, pasi shfaqën komplikime të rënda ata u dërguan në spital, por nuk arritën të mbijetonin.

Pas tyre u infektuan dhe 5 anëtarë të tjerë të familjes duke e thelluar më tej tragjedinë.

Mediat raportojnë se viktimat ishin të pavaksinuar dhe pas kësaj ngjarje tragjike familjarët e mbetur vendosën të merrnin dozën anti-Covid dhe nuk ka patur më infektime.

Tiranapost.al