Rajoni

Aksidenti tragjik në Bullgari, Bujar Osmani apel për ndalimin e spekulimeve: dëmtojnë procesin e hetimit!

Aksidenti tragjik në Bullgari, Bujar Osmani apel për ndalimin e

Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka bërë thirrje për heqjen dorë nga spekulimet në lidhje me shkaqet e aksidentit të autobusit fatkeq në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona dhe u lënduan 7 të tjerë.

Ky apel i Osmanit, që po qëndron në Sofje, erdhi pasi realizoi një takim me prokurorin e shtetit bullgar, rast me të cilin kanë biseduar për procesin e hetimit rreth ngjarjes së rëndë, raportojnë mediat maqedonase.

Ndërkohë, Ministri i Maqedonisë së Veriut sqaroi se trupat e pajetë të viktimave do të transportohen te familjarët për t’i përcjellë në banesën e fundit pas përfundimit të hetimeve.

“Pas përfundimit të hetimeve do të organizohet transport i trupave të pajetë. Biseduam edhe për hetimin, për spekulimet, me çrrastë konstatuam se spekulimet nuk ndihmojnë përkundrazi dëmtojnë procesin e hetimit”, tha Osmani.

Tiranapost.al