Rajoni

Aksidenti tragjik, reagon kryeministri i Kroacisë: Jemi me popullin e Kosovës

Aksidenti tragjik, reagon kryeministri i Kroacisë: Jemi me popullin e

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka reaguar në rrjetet sociale pas aksidentit tragjik ku një autobus i Kosovës devijoi nga rruga në Slavonski Brok duke shkaktuar 10 të vdekur dhe 30 të plagosur.

Plenkoviç shkruan se mendja e tij është me familjet e viktimave, autoritetet dhe popullin e Kosovës:

“Me trishtim të madh morëm lajmin për një autobus që u aksidentua afër Slavonski Brod në të cilën humbën jetën 10 persona. Mendja jonë është te familjet e viktimave, autoritetet dhe popullin e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona të thella. Shpresojmë që pasagjerët e lënduar të shërohen më shpejt”

Tiranapost.al