Rajoni

Alarm për bombë në 7 shkolla dhe 5 qendra tregtare në Shkup

Alarm për bombë në 7 shkolla dhe 5 qendra tregtare në Shkup

Në adresën zyrtare të 7 shkollave në Shkup kanë mbërritur paralajmërimet për shpërthime të rrezikshme me bombë. Gjithashtu njoftimi anonym është bërë edhe për 5 qendra tregtare për: “East Gate”, “Biser”, “Transport Center”, “Flatron” dhe “Qendër”.

Janë evakuuar menjëherë nxësësit e shkollave, mësuesit. Janë zbrazur gjithashtu qendrat tregtare.

Policia e antiterrorit ka marrë në shqyrtim rastin dhe po punon për kontrollin e zonave të kërcënuara.

Ministria e Punëve të Brendshme thonë se janë marrë masat e nevojshme për evakuimin e sigurt dhe po punohet për zbardhjen e rastit.