Albin Kurti: Dokumentet e konfiskuara konfirmojnë se sulmi terrorist synonte aneksimin e Veriut të Kosovës
E Hënë 2 Tetor 2023, 11:27
TiranaPost
Albin Kurti ka dalë me një deklaratë të fortë në Twitter (X) ku shkruan se sulmi terrorist i një jave më parë në Kosovë, synonte aneksimin e veriut nga Serbia.
“Bazuar në dokumentacionin e konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar nga 37 pozicione të ndryshme.
Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa”, shkruan kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Një polic i Kosovës mbeti i vrarë, kurse Policia e Kosovës nga ana tjetër vrau tre prej terroristëve të izoluar në një manastir gjatë shkëmbimit të zjarrit.