Rajoni

Autoritetet e Malit të Zi: Shqipëria dhe vendet e rajonit përjashtohen nga masat anti-COVID për udhëtarët

Autoritetet e Malit të Zi: Shqipëria dhe vendet e rajonit

Pak orë më parë u raportua në media se për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 në Mal të Zi, autoritet e shtetit fqinjë kishin rikthyer detyrimin për paraqitjen e një testi apo pasaporte vaksinimi për të kaluar kufirin.

Por, autoritetet malazeze kanë njoftuar se këto kufizime nuk vlejnë për banorët e vendeve të rajonit, konkretisht të Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës, Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Për shtetasit e këtyre vende lëvizja e pakushtëzuar me kartë identiteti ende mbetet në fuqi, ndaj kushdo që udhëton drejt shtetin fqinj nuk ka përse të shqetësohet për kufizimet.

Tiranapost.al