Rajoni

BE ia hapi kufijtë: Por Serbia sapo shpalli emergjencën në kryeqytet nga virusi, mbyllen lokalet

BE ia hapi kufijtë: Por Serbia sapo shpalli emergjencën në

Sot Serbia ka deklaruar situatën e emergjencës në kryeqytetin e Beogradit për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.

Qeveria ka vendosur masa të reja të parnadalimit të përhapjes së virusit, duke mbyllur të gjitha konviktet, klubet e natës dhe lokalet me ambientet e mbyllura për dy javë. Po ashtu u vendos dhe mbajtja e maskës me detyrim në ambiente të mbyllura, në të kundërt gjobitesh.

Sipas mediave serbe, 82.5 % e të infektuarve janë në Beograd.

Presidenti i Serbisë i deklaroi mbrëmë masat e reja duke marrë shkas nga epidemiologu Predrag Kon i cili tha se shifrat pritet të kapin maksimumin në javët në vijim.

Serbia deri më tani ka raportuar 15.195 raste të virusit dhe 287 vdekje.

Me datë 1 korrik, BE hapi kujfijtë me Serbinë dhe Malin e Zi duke lënë jashtë Shqipërinë dhe katër vendet e tjera të rajonit Ballkanik.