Rajoni

Bregu: Ballkan Barometri dëshmon se shpresa e motivon ende rajonin, pavarësisht sfidave të mëdha

Bregu: Ballkan Barometri dëshmon se shpresa e motivon ende rajonin,

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) prezantoi sot në Tiranë edicionin e 10-të të Ballkan Barometrit, sondazhin më të madh të opinionit publik dhe të biznesit në rajon.

Aktiviteti u hap nga Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu dhe Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Bregu: Ballkan Barometri dëshmon se shpresa e motivon ende rajonin,

Në fjalën e saj të hapjes, Bregu bëri një refleksion nga tregimin e Gabriel Garcia Markez, “Kolonelit s'ka kush t'i shkruajë”, ku në bashkëbisedim mes kolonelit dhe bashkëshortes së tij theksohet fakti se shpresa është ajo që të mban gjallë.

“Ky reflektim i thjeshtë, por shumë domethënës për shpresën, më rezonoi shumë me rezultatet që kanë dalë nga Ballkan Barometri. Pavarësisht sfidave të shumta, të prekshme me të cilat po përballet rajoni ynë, duket se shpresa është ajo që vazhdon t’i mbajë lart dhe t’i motivojë njerëzit.”- theksoi Bregu duke renditur më pas analizën e të dhënave të Ballkan Barometrit.

Bregu: Ballkan Barometri dëshmon se shpresa e motivon ende rajonin,

“Ballkan Barometri zbulon se rritja e çmimeve dhe inflacioni janë shqetësimi më i madh këtë vit për njerëzit e Ballkanit Perëndimor, të cilët për dekadën e fundit shqetësoheshin më shumë për situatën ekonomike dhe për papunësinë. Ky ndryshim nuk vjen si surprizë, duke pasur parasysh se inflacioni në Ballkanin Perëndimor është gati dyfishi i atij të BE-së (8,1% në 3,4% respektivisht), ndërsa çmimet e ushqimeve janë pothuajse të njëjta si në BE. Megjithatë, GDP-ja jonë është vetëm gjysma e asaj të BE-së”, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu.

“Gjërat po ndryshojnë - jo vetëm rrethanat rreth nesh, por edhe perspektivat tona. Mbështetja për anëtarësimin në BE, në 2015 ishte 39%, arriti kulmin e saj prej 62% në 2021 dhe që prej atij momenti kjo përqindje filloi të ndjejë rënie. Sot, ajo qëndron në 54% —më e ulëta në gjashtë vitet e fundit. Kjo lodhje nga zvarritja e zgjerimit është reflektuar edhe në qarqet e biznesit, ndërkohë që mbështetja për anëtarësimin në BE midis liderëve të biznesit ka rënë me 7% gjatë vitit të kaluar Në mesin e publikut të gjerë, me 64% që janë ende në favor. Pavarësisht kësaj, shumë qytetarë mbeten me shpresë se pranimi në BE do të ndodhë deri në vitin 2035, ndërsa një e katërta mendon se do të marrë më shumë kohë se sa vitin e kaluar. 18%, besojnë se ekonomia e tyre nuk do të bashkohet kurrë me BE-në, një rënie prej 10 pikësh që nga viti 2022”, shtoi Bregu.

Ky sondazh vjetor është kryer mes 6000 njerëzve dhe 1200 bizneseve nga i gjithë Ballkani Perëndimor, duke dhënë një pasqyrë të opinioneve të tyre mbi bashkëpunimin rajonal, integrimin në BE, besimin tek institucionet publike dhe mediat, shqetësimet e tyre më të mëdha, punësimin, ndryshimet klimatike, sigurinë, jetën dixhitale, transportin, sundimin e ligjit, udhëtimet, etj. Që kur është lancuar për herë të parë në 2015, sondazhi ka pyetur mbi 65,000 qytetarë dhe afro 13,500 biznese duke shfaqur opinionet e tyre.

"Me një notë pozitive, besimi në bashkëpunimin rajonal po rritet. Këtë vit, në rekord 82% e qytetarëve shprehën mbështetjen e tyre për të - rezultati më i lartë që nga fillimi i Ballkan Barometrit në 2015. Kjo tregon se bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm. Megjithatë, politika nacionaliste vazhdon të shihet si një pengesë e madhe për bashkëpunimin rajonal, megjithëse besimi dhe optimizmi në rajon mbeten të kujdesshëm si i perceptojnë njerëzit këto çështje, pasi opinioni publik evoluon aq shpejt sa e lejon guximi politik”, përfundoi Bregu.

Në fund të fjalës së saj, bazuar në të dhënat e këtyre 10 viteve të fundit, Bregu konludoi se duket qartë se tashmë “kolonelit” ka kush t’i shkruajë. “Ka ardhur koha që kolonelët duhet ta lexojnë letrën e qytetarëve të rajonit!”- përfundoi ajo.

Tiranapost.al