Rajoni

Covid-19/ Rikthehet shtetrrethimi nga mesnata në këto qytete të Malit të Zi

Covid-19/ Rikthehet shtetrrethimi nga mesnata në këto qytete të

Rirtja e shpejtë e numrit të të infektuarve në Malin e Zi ka bërë që autoritetet të rikthejnë masa të forta. Mediat malazeze bëjnë me dije se në disa qytete është riktheyr shtetrrethimi, po ashtu kufizimet tek bizneset e hotelerisë.

Sipas rregullave të reja: Nga sot në orën 22:00 deri në orën 5 të mëngjesit të nesërm, nuk lejohen qytetarët të dalin, po ashtu ndalimi i funksionimit të subjekteve të hotelerisë. Masat vlejnë për zonat në Nikshiq, Berane, Andrijevicë dhe Rozhaje, si vendet me më shumë pacientë të infektuar.

Ndërsa në Podgoricë dhe Kotor do reduktohet orari i shërbimit në lokale, jo më vonë se deri në orën 22:00 të mbrëmjes.

Maska kundër koronairusit duhet të mbahet me detyrim nga gjithë qytetarët mbi moshën 5 vjeç, në ambientet e mbyllura.

Por si është situata me koronavirusin në Malin e Zi? Sipas shifrave zyrtare, janë 3699 të infektuar aktivë. Në vetëm një javë numri i viktimave ka shkuar në 20.

Në total Mali i Zi ka 10,313 raste, të shëruar janë 6,456 qytetarë, ndërsa 158 është numri i viktima që nga shpërthimi i pandemisë.