Rajoni

Dalja nga Kapshtica për Greqi e ndaluar deri më 14 Maj

Dalja nga Kapshtica për Greqi e ndaluar deri më 14 Maj

Deri në datën 14 Maj është vendosur që pika kufitare e Kapshticës të jetë e mbyllur për hyrjen në shtetin grek. Vendimi është njoftuar sot nga autoritetet e policisë greke, për shkak të situatës me koronavirusin. Vendimi është njoftuar edhe për palën shqiptare.

Deri në këtë datë, dalja nga territori shqiptar dhe hyrja drejt territorit grek përmes kësaj pike kalimi do të jetë e palejuar.

Ndërkaq, dalja nga Greqia dhë hyrja në territorin shqiptar do të jetë e lej8uar në orarin e mëparshëm: Nga 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë qytetarët dhe kategoritë e mjeteve të lëvizjes.

*Tiranapost.al.