Rajoni

Deklaratat e deputetëve bullgarë se “Maqedonia është Bullgari”, reagon ashpër Shkupi

Deklaratat e deputetëve bullgarë se “Maqedonia është

Shkupi zyrtar ka reaguar ashpër pas deklaratave të një dite më parë të deputetëve bullgarë, të cilët në seancën e djeshme përdorën mbishkrimet “Maqedonia është Bullgari”, deklarata që u përçuan edhe përmes foltores së Kuvendit bullgar në po të njëjtën seancë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut i ka dërguar Notë Verbale Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë ku i kërkon që të dënojë gjuhën e urrejtjes dhe pretendimet territoriale ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Dekarata të tilla janë në kundërshtim me vlerat europiane demokratike, por edhe kundër Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi dhe Bashkëpunim dhe nuk kontribuojnë në kultivimin e parimeve dhe frymës së Marrëveshjes. Republika e Maqedonisë së Veriut pret që përfaqësuesit zyrtarë të Bullgarisë të dënojnë këtë gjuhë eksplicite të urrejtjes dhe pretendimeve territoriale drejt Maqedonisë së Veriut, si akt i skajshëm, jo korrekt drejt një shteti fqinj mikm” thuhet në Notën Verbale të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë.

Kuvendi i Bullgarisë ka miratuar një ditë më parë propozimin francez për zhbllokimin e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut.