Video/ Deputeti shqiptar vendos flamurin kuqezi në Kuvendin e Serbisë

Deputeti Shaip Kamberi gjatë fjalimit të tij në Kuvend është shprehur se Serbia mbetet i vetmi shtet në rajon që ndalon përdorimin e simbolit kombëtar për pakicën.
Ndërkohë që fliste ai ka vendosur flamurin shqiptar ngjitur me atë të Serbisë në vendin e tij të qëndrimit.
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç reagoi ndaj këtij veprimi duke i kërkuar që ta hiqte flamurin kuqezi. Por, Kamberi ka reaguar sërish duke thënë se kërkesa që ta hiqte flamurin shqiptar ishte censurë.
Më pas ai e ka hequr flamurin, ndërkohë që kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç tha se fakti që Kamberi diskuton mbi flamurin e Shqipërisë në vend të problemeve të brendshme, flet vetë.
“Unë me të vërtetë do të doja të flisja për gjëra më specifike. Nëse mendoni se keni të drejtën e flamurit tuaj, duhet të flasim për flamurin e një vendi tjetër, kjo do t’ju flasë aq shumë sa mendoni se ka probleme reale për banorët shqiptarë në Preshevë dhe Bujanovc”, është shprehur Ana Brnabiç.