Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Ohër

E Shtunë 18 Mars 2023, 09:18
TiranaPost
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të mbajnë sot në Ohër të Maqedonisë sw Veriut takimin e radhës në kuadër të dialogut.
Bashkimi Europian ka informuar se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell, së bashku me emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, nga ora 10:00 do të takohen fillimisht veç e veç me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Pas tyre, do të mbahet edhe një takim i përbashkët, i cili do të fokusohet në propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.